POLITIKË /

Koçeku u largua si deputete e PS, Balla reagon në mbledhjen e grupit parlamentar

Shkruar nga Versus

Koçeku u largua si deputete e PS, Balla reagon në mbledhjen e grupit

Sot u mblodh grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Gjatë mbledhjes, kreu i grupit, Taulant Balla deklaroi se lidhur me vendimin e marrë dje nga deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, e cila vendosi të largohet nga PS, do të flasin në një moment tjetër.

Koçeku, e njohur si “Neomalësorja”, njoftoi dje se kishte vendosur që të ishte një deputete e pavarur dhe të mos jetë më pjesë e grupit parlamentar të PS.

Taulant Balla ka mbledhur mëngjesin e sotëm grupin parlamentar të PS.

“Prej sot jam deputete e pavarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”- shkroi ajo në rrjetet sociale ku njoftoi largimin. Versus.al

Poll