AKTUALITET /

U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në qeli Eralbi Breçanin! Trafikoi qindra kg kokainë

Shkruar nga Versus

U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në qeli Eralbi Breçanin!

Eralbi Breçani, djali i ish-zv drejtorit të policisë së Tiranës, Eralbi Breçani, është lënë në burg gjatë seancës së mbajtur sot në Gjykatën e Posaçme. Ai ishte shpallur në kërkim në nëntor të vitit 2023 pas zbardhjes së komunikimeve në rrjetin SkyEcc ku provohej se ishte pjesë e grupit kriminal të Ergys Dashit dhe Ervin Matës për trafikimin e kokainës nga Amerika Latine. 

Atij i atribuohet, zbuluar përmes komunikimeve të “SkyECC” sasia e 446 kg kokainë e sekuestruar në Holandë në dhjetor të 2021, me bashkëpunëtorë edhe Ismail Zenelin e Besmir Murtatin.

I gjithë aktiviteti kriminal i trafikimit të kokainës që vinte nga Amerika Latine në vendet e Bashkimit Europian nga Eralbi Breçani, dyshohej se pastrohej brenda vendit nga babai i tij, ish-zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Më 2 prill të këtij viti, Eralbi Breçani u dorëzua tek autoritetet spanjolle dhe 2 ditë më parë u ekstradua drejt Shqipërisë. Versus.al

Poll