AKTUALITET /

Shifra alarmante për mungesën e sigurisë në punë, 48 punëtorë humbën jetën në 2025-ën

Gjatë vitit 2025, 212 punonjës mbetën të lënduar si pasojë e aksidenteve në punë.

Shkruar nga Versus

Shifra alarmante për mungesën e sigurisë në punë, 48

Ndër problemet më shqetësuese në Shqipëri është siguria në punë. Humbja e jetëve të punonjësve mbetet në nivele alarmante. Të dhënat e Inspektoriatit të Punës për vitin 2025, tregojnë se ka patur 275 aksidente në punë që kanë sjellë pasoja të rënda për dhjetëra familje shqiptare.

Për pasojë, 48 punonjës kanë humbur jetën, ndërsa 212 të tjerë kanë mbetur të dëmtuar. Ky numër i lartë viktimash tregon se masat parandaluese nuk kanë qenë të mjaftueshme në terren, sidomos në sektorë si ndërtimi, minierat, energjia, infrastruktura dhe prodhimi.

Inspektoriati i Punës ka publikuar edhe veprimet e ndërmarra ndaj subjekteve që nuk plotësojnë kushtet e sigurisë në punë

Gjatë vitit 2025:

* Janë inspektuar në total 9,532 subjekte, duke mbuluar mbi 205,000 vende pune.

* Ndaj subjekteve me shkelje janë vendosur 268 masa gjobë, me një vlerë totale që kap shifrën e 64.5 milionë lekëve.

Informaliteti në shënjestër: 2,591 punonjës pa letra

Një tjetër plagë e tregut të punës mbetet informaliteti dhe deklarimi i pjesshëm i pagave.

Gjatë procesit të inspektimeve janë evidentuar 2,591 punonjës informalë (të padeklaruar). Megjithatë, raporti vëren një ecuri pozitive në procesin e korrektimit, pasi rreth 98% e këtyre punonjësve janë formalizuar menjëherë pas ndërhyrjes dhe kontrolleve të Inspektoratit. Versus.al

Poll