AKTUALITET /

“Range Rover” përplaset me “Benz-in” në Fier, 4 persona të plagosur

Si pasojë e aksidentit u shkaktuan radhë të gjata trafiku.

Shkruar nga Versus

“Range Rover” përplaset me “Benz-in” në Fier,

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Libofshë pranë fshatit Petovë. Dy automjete të tipit “Range Rover” dhe “Benz” janë përplasur duke shkaktuar plagosjen e 4 personave.

Të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Fierit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa si pasojë e aksidentit, në vendngjarje u shkaktuan radhë të gjata trafiku. Versus.al

Tags:

aksident fier

Poll