AKTUALITET /

Bllokimi i autostradës Tiranë-Durrës, policia nis hetimet, merret në pyetje një nga organizatorët e protestës

Shkruar nga Versus

Bllokimi i autostradës Tiranë-Durrës, policia nis hetimet,

Policia e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës dhe aksit rrugor që lidh kryeqytetin me aeroportin e Rinasit, pas protestës së zhvilluar një ditë më parë.

Në kuadër të veprimeve hetimore, disa prej organizatorëve të protestës janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga uniformat blu. Mes tyre ndodhet edhe Gent Progni, i cili sipas materialeve të administruara nga grupi hetimor shfaqet duke drejtuar marshimin e protestuesve.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se Progni pritet të hetohet në gjendje të lirë për veprat penale që lidhen me prishjen e qetësisë publike, bllokimin e rrugëve dhe organizimin e një tubimi të paligjshëm.

Sipas të njëjtave burime, në përfundim të protestës ka qenë ai që ka njoftuar pjesëmarrësit për vijimin e marshimit dhe lëvizjen drejt aksit rrugor të Rinasit.

Ndërkohë, policia ka siguruar dhe administruar pamje filmike nga zhvillimi i protestës, të cilat po analizohen në funksion të hetimeve.Versus.al

Poll