AKTUALITET /

Kryeprokurori i Përgjithshëm raporton në Kuvend, Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve

Si pasojë e incidentit janë lënduar edhe tre efektivë të policisë së shoqërimit, të cilët ndërhynë për të vënë situatën nën kontroll

Shkruar nga Versus

Kryeprokurori i Përgjithshëm raporton në Kuvend, Çela: 76%

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka raportuar këtë të hënë në Komisionin e Ligjeve mbi veprimtarinë vjetore të institucionit dhe gjendjen e kriminalitetit për vitin 2025, duke paraqitur të dhëna që tregojnë rritje të ndjeshme të ngarkesës së punës në sistemin e prokurorisë.

Gjatë raportimit, Çela vlerësoi angazhimin e prokurorëve dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në hetimin dhe ndjekjen penale, duke theksuar se rezultatet e arritura janë produkt i koordinimit mes institucioneve ligjzbatuese.

Sipas të dhënave të paraqitura, gjatë vitit 2025 prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë trajtuar gjithsej 66,397 materiale në shqyrtim, me një rritje prej 8.55% krahasuar me vitin 2024. Po ashtu janë ndjekur 50,121 procedime penale, ose 5.35% më shumë se një vit më parë.

Nga këto, 27,077 procedime janë regjistruar rishtazi, ndërsa 22,860 janë të mbartura nga vitet e mëparshme. Gjithashtu, gjatë vitit janë rifilluar 184 procedime penale.

Një tjetër tregues i raportuar lidhet me vendimet e mosfillimit të procedimeve penale, të cilat kanë arritur në 16,276 raste, me një rritje prej 20% krahasuar me vitin 2024.

Në analizën e shpërndarjes gjeografike të ngarkesës, Prokuroria e Tiranës mban peshën më të madhe të punës me 36.62% të procedimeve, e ndjekur nga Durrës me 9.5%. Më pas renditen Shkodër, Korçë, Vlorë dhe Fier, secila me rreth 7% të totalit, ndërsa Kukës dhe Dibër paraqiten me përqindjet më të ulëta.

Çela theksoi gjithashtu se koeficienti i kriminalitetit për 100 mijë banorë është rritur në 1,145 në vitin 2025, nga 1,037 në vitin 2024, duke treguar një rritje të lehtë të këtij treguesi statistikor.Versus.al

Poll