AKTUALITET /

Mbyllën misionin e tyre në Shqipëri, Hita vlerëson 2 diplomatët amerikanë për kontributin në forcimin e bashkëpunimit Shqipëri-SHBA

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë përshëndetëse, Hita shprehu mirënjohje për Hammond dhe Ellis, për ndihmën e pakursyer për Policinë e Shtetit

Shkruar nga Versus

Mbyllën misionin e tyre në Shqipëri, Hita vlerëson 2

Në ambientet e Policia e Shtetit u zhvillua një ceremoni vlerësimi me rastin e përfundimit të mandatit në Shqipëri të dy zyrtarëve të Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Në këtë aktivitet morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, si dhe drejtues të lartë të institucionit, në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë nga zj. Kathryn Hammond dhe z. Jonathan Ellis gjatë viteve të shërbimit në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë përshëndetëse, Hita shprehu mirënjohje për Hammond dhe Ellis, për ndihmën e pakursyer për Policinë e Shtetit, dhe theksoi se mbështetja në trajnime, logjistikë dhe hetime të përbashkëta, si dhe shkëmbimi i informacionit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve financiare dhe krimeve ndërkufitare, kanë njohur rezultate gjithnjë në rritje falë këtij bashkëpunimi të shkëlqyer.

Hita shprehu se edhe pse misioni i tyre në Shqipëri përfundoi, miqësia dhe partneriteti me vendin tonë do të vijojnë të mbeten të forta. Gjithashtu iu uroi suksese në detyrat e ardhshme.

Nga ana e tyre, Hammond dhe Ellis shprehën mirënjohje për bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Shtetit dhe institucionet shqiptare, duke shprehur besimin e tyre te Policia e Shtetit dhe te profesionalizmi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.Versus.al

 

 

Poll