AKTUALITET /

Nis protesta e 16-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Lëvizja nisi pas kundërshtimeve për investimin e planifikuar në një zonë të mbrojtur dhe më pas u shtri në një protestë më të gjerë me kërkesa ndaj qeverisë dhe institucioneve

Shkruar nga Versus

Nis protesta e 16-të kundër qeverisë, qytetarët nisin

Në ditën e 16-të të protestës që po zhvillohet në Tiranë, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesën për dorëheqje të kryeministrit Edi Rama.

Pjesëmarrësit në protestë shprehen se qeveria nuk po i merr parasysh shqetësimet e qytetarëve dhe se kërkesat e tyre nuk janë adresuar.

Protesta që nisi fillimisht si reagim ndaj projektit turistik në zonën e Pishë Poro dhe Sazan ka hyrë sot në ditën e 16-të të saj, duke u zgjeruar më tej në një mobilizim qytetar.

Lëvizja nisi pas kundërshtimeve për investimin e planifikuar në një zonë të mbrojtur dhe më pas u shtri në një protestë më të gjerë me kërkesa ndaj qeverisë dhe institucioneve.

5 kërkesat kryesore të protestuesve

Gjatë ditëve të protestës, qytetarët kanë artikuluar pesë kërkesa kryesore:

Largimin e qeverisë

Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë

Anulimin e “Paketës së Maleve”

Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura

Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Poll