
Policia e Shtetit ka ndryshuar strukturat drejtuese të policive vendore, duke prekur tre qarqe të vendit.
Sipas vendimeve më të fundit, Ermal Muça është emëruar drejtor i Policisë Vendore të Lezhë, ndërsa Edvin Ndreu është caktuar në krye të Policisë së Vlorë.
Në Fier, Erion Ahmeti është konfirmuar zyrtarisht si drejtor i Policisë së qarkut, duke kaluar nga detyra e mëparshme si drejtues i komanduar.
Ndryshimet janë pjesë e riorganizimeve të brendshme në radhët e Policisë së Shtetit, me synim rritjen e efikasitetit dhe forcimin e drejtimit në nivel vendor.

