POLITIKË /

VIDEO/ Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe kreut të PD, Berisha apel qytetarëve: Protesta ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve

Berisha shkruan se, çdo qytetar që e do Shqipërinë duhet të kontribuojë për suksesin e saj, duke e cilësuar protestën si të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe kreut të PD, Berisha

Lideri i opozitës, Sali Berisha, përmes një mesazhi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës pasi nevojitet mbështetja e të gjithëve.

Berisha shkruan se, çdo qytetar që e do Shqipërinë duhet të kontribuojë për suksesin e saj, duke e cilësuar protestën si të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

Sipas tij, përballë qytetarëve ndodhet një qeverisje me “mentalitet të vjetër politik”, duke kërkuar pjesëmarrje dhe solidaritet më të gjerë qytetar.

“Ai që e do vërtet Shqipërinë duhet të mendojë si të kontribuojë në suksesin e protestës që prej ditësh po trondit themelet e narko-qeverisë.

Përballë shqiptarëve qëndron një kryeministër që qeveris me mentalitetin dhe metodat e etërve të tij politikë. Prandaj, kjo protestë ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen, pjesëmarrjen dhe solidaritetin e çdo shqiptari që beson te liria, demokracia dhe e ardhmja e vendit”, shkruan Berisha.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al