
Eurodeputeti bullgar Andrey Kovatchev ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, ndërsa është ndalur edhe te protestat masive që po zhvillohen në vend.
Në një deklaratë për mediat nga Korçë, Kovatchev theksoi se protestat paqësore janë një element i rëndësishëm i demokracisë dhe se institucionet duhet të dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve.
Ai u bëri thirrje qeverisë dhe opozitës të angazhohen në dialog konstruktiv për të gjetur zgjidhje që i shërbejnë interesit të qytetarëve dhe stabilitetit të vendit.
Duke folur për procesin e integrimit, eurodeputeti bullgar nënvizoi se Shqipëria ka shënuar përparim të konsiderueshëm në rrugën drejt Bashkimi Europian, duke e cilësuar atë si një nga vendet më të avancuara mes kandidatëve për anëtarësim.
Sipas Kovatchev, vijimi i reformave dhe forcimi i dialogut politik do të jenë faktorë kyç për të përshpejtuar më tej procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimi Europian.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.
Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.
Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.
Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.
Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.
Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al

