POLITIKË /

Lacivita pritet me ovacione në podium! Drejtuesi i fushatës së PD: Votoni Berishën për t’i dhënë vetes mundësi

Shkruar nga Versus

Lacivita pritet me ovacione në podium! Drejtuesi i fushatës së

Christopher Lacivita, drejtuesi i fushatës së PD u prit me ovacione dhe brohoritje të shumta nga mbështetësit e mbledhur në çeljen zyrtare të fushatës.

Duke përmendur disa statistika negative të cilat sipas tij janë krijuar nga qeveria e PS, Lacivita tha se nuk ka kuptim të votohet për një parti që ka krijuar gjithë problemet, në vend të kësaj bëri thirrje që të votohet Berisha.

‘’Uau është fantastike! Kush është gati të bëjë Shqipërinë të madhe sërish? Në 2024-ën në SHBA socialistët tentuan të burgosnin Donald Trumpin, ata dështuan.  Në 2025-ën në Shqipëri socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën. Do të dështojnë! Sepse nuk kanë çfarë të thonë për dështimet e 12 viteve të fundit, 12 vite krim dhe drogë. Janë 12 vitë dështim me 1 milionë shqiptarë. Përse të votosh për një parti që ka krijuar këto probleme. Votoni për Berishën dhe jepini vetes një mundësi’’- u shpreh Lacivita. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: