POLITIKË /

21 janari me 4 protestues të vrarë, SPAK i dërgon fletëthirrje Sali Berishës

Fletëthirrja është përcjellë në banesën e Berishës, Kuvend dhe selinë e PD-së.

Shkruar nga Versus

21 janari me 4 protestues të vrarë, SPAK i dërgon

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dërguar një fletëthirrje për kryedemokratin Sali Berisha lidhur me dosjen e 21 janarit, protestës së mbajtur në 2011-ën para kryeministrisë ku u vranë 4 protestues.

Sipas fletëthirrjes që i është dërguar edhe Kuvendit dhe Partisë Demokratike, Berisha duhet të paraqitet të premten në orën 10:00 për t’u pyetur mbi 21 janarin, ngjarje të cilën ka kërkuar hetime nga SPAK edhe Gjykata e Strasburgut duke e cilësuar si "krim shtetëror".

Kjo fletëthirrje i është dërguar kreut të PD, pak ditë pasi në institucionin e posaçëm u mor në pyetje për 21 janarin, ish-kreu i PD, Lulzim Basha i cili në kohën kur ndodhi ngjarja ishte ministër i Brendshëm. Në dalje nga SPAK, Basha nuk dha detaje për mediat duke thënë se çështja është në hetim.

Ndërsa Berisha i cili është prononcuar edhe më parë lidhur me këtë temë, tha se nuk kishte patur asnjë urdhër të dhënë prej tij drejt gardës për të hapur zjarr ndaj protestuesve. Versus.al

Poll