POLITIKË /

PD kërkoi përjashtimin e Ballës nga punimet e Kuvendit për fyerje, socialistët rrëzojnë kërkesën: Kërkoi falje publike!

Sipas demokratëve, Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese kundrejt deputetëve gjatë kohës që ka marrë fjalën në Kuvend dhe duhej të përjashtohet me 10 ditë nga Kuvendi.

Shkruar nga Versus
PD kërkoi përjashtimin e Ballës nga punimet e Kuvendit për
Taulant Balla

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike tre ditw mw parw dorwzoi në sekretariatin e komisionit të Etikës kërkesën për përjashtimin e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës.

Sipas demokratëve, Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese kundrejt deputetëve gjatë kohës që ka marrë fjalën në Kuvend dhe duhej të përjashtohet me 10 ditë nga Kuvendi.

Por kërkesa e opozitës u hodh poshtë nga shumica socialiste, e cila e konsideroi çështjen “të mbyllur” pas ndjesës publike të Ballës.

Demokratët e cilësojnë vendimin e Komisionit të Etikës si një standard të dyfishtë dhe mbrojtje politike ndaj eksponentëve të PS-së, pasi po sot u vendos përjashtimi i liderit të PD, Sali Berisha me 10 ditë, për deklaratat ndaj ambasadorit të BE, Silvio Gonzato.

 

Poll