POLITIKË /

"Territorialja" shkon në Dibër, Xhelal Mziu dhe Arbjan Mazniku debat të ashpër për kohën e fjalës gjatë dëgjesës publike

Xhelal Mziu kundërshtoi kufizimin prej tre minutash për fjalën e tij, duke kërkuar më shumë kohë, çka solli ndërhyrjen e Maznikut

Shkruar nga Versus

"Territorialja" shkon në Dibër, Xhelal Mziu dhe Arbjan

Deputeti i PD, Xhelal Mziu dhe bashkëkryetari i Komisionit kuvendor për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, u përfshinë mbrëmjen e sotme në një debat gjatë dëgjesës për Reformën Territoriale që është zhvilluar në Dibër.

Teksa ka marrë fjalën, Mziu kundërshtoi kufizimin prej tre minutash për fjalën e tij, duke kërkuar më shumë kohë, çka solli ndërhyrjen e Maznikut për respektimin e rregullores së dakordësuar më herët.

Debati mes tyre u tensionua, me replika të ndërsjella mbi kohën e diskutimit dhe mënyrën e zhvillimit të seancës, ndërsa në diskutim ndërhyri edhe deputeti Luçiano Boçi, i cili kërkoi që Mziu të lejohej të fliste edhe disa minuta shtesë.

Në përfundim, Mazniku theksoi rëndësinë e respektimit të rregullave në komision, duke deklaruar se koha e caktuar për fjalën ishte tejkaluar

Poll