POLITIKË /

Ambasadori Meidani do të lërë misionin diplomatik në Shkup? Studentët shqiptarë në Maqedoni, dorëzojnë peticionin kundër largimit të tij

Denion Meidani nuk do të vijojë më detyrën si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, duke e përmbyllur para kohe mandatin e tij në Shkup

Shkruar nga Versus

Ambasadori Meidani do të lërë misionin diplomatik në Shkup?

Studentë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë dorëzuar sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme,  një peticion me mbi 1900 firma, duke kërkuar që të mos largohet ambasadori shqiptar Denion Meidani.

Meidani nuk do të vijojë më detyrën si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, duke e përmbyllur para kohe mandatin e tij në Shkup.

Arsyeja e këtij zhvillimi lidhet me pakënaqësi të shprehura nga koalicioni VLEN dhe VMRO-DPMNE ndaj qëndrimeve të diplomatit shqiptar në debatet politike në vend, veçanërisht për çështje që lidhen me të drejtat e shqiptarëve, përfshirë protestën e studentëve për përdorimin e gjuhës shqipe

Poll