POLITIKË /

Largimi i Sulës nga lista e kandidatëve, flet Adriatik Lapaj: Patëm mosdakordësi

Shkruar nga Versus

Largimi i Sulës nga lista e kandidatëve, flet Adriatik Lapaj:

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka folur mbi largimin e deputetit demokrat Dashnor Sula nga lista e kandidatëve për Elbasanin, vetëm dy ditë pasi ai njoftoi se i ishte bashkuar kësaj force politike.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetin social “facebook”, Lapaj tha se pati mosdakordësi mes anëtarësisë për kandidimin e Sulës si i 19-ti në listën e kandidatëve për qarkun e Elbasanit.

“Për zotin Dash Sula kam respekt sepse ka votuar kundër ndryshimeve të vitit 2008 dhe në atë kohë ka qenë edhe deputet i mazhorancës, ka votuar pro reformës në drejtësi dhe e ka mbrojtur atë dhe kundër mbylljes së listave në votimin e fundit që këta bënë. Ne kemi bërë thirrje që s’mund të jemi të mbyllur ndaj kujtdo që ka pasur një bindje të caktuar poltike më parë. Ne kemi thënë që s’do të bashkëpunojmë me ata që kanë marrë vendime për të ndryshuar për keq jetën e shqiptarëve. Ideja për të bashkëpunuar me zotin Sula ka qenë e mirëpritur, ne jemi një lëvizje që i marrim vendimet duke folur me anëtarësinë dhe për shkak të mosdakordësive ne do të shkojmë në zgjedhje pa Dash Sulën. Nuk jemi në këtë rrugë për të zhgënyer asnjë, por për të bërë më të mirën për vendin tone”- tha Lapaj. Versus.al

Poll