POLITIKË /

“Latifi do ikë më i pasur nga sa erdhi, ”, Rama ironizon LaCivita: I rrasi kapelen “Trump-iste” bufit duke e bërë qesharak

Kreu i qeverisë shigjetoi veçanërisht Partinë Demokratike, duke përdorur tone therëse ndaj liderit të saj Sali Berisha dhe strategut amerikan të fushatës së PD-së, Chris LaCivita.

Shkruar nga Versus

“Latifi do ikë më i pasur nga sa erdhi, ”, Rama ironizon

Kryeministri dhe njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, përmbylli zyrtarisht fushatën elektorale të PS për zgjedhjet e 11 majit me një miting madhështor të mbajtur në Parkun Olimpik të Tiranës.

Në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrje të gjerë, Rama mbajti një fjalim të gjatë ku, përveç premtimeve dhe mesazheve politike, nuk munguan as notat ironike në drejtim të opozitës.

Kreu i qeverisë shigjetoi veçanërisht Partinë Demokratike, duke përdorur tone therëse ndaj liderit të saj Sali Berisha dhe strategut amerikan të fushatës së PD-së, Chris LaCivita.

Rama ironizoi emrin e këtij të fundit duke e quajtur "Latifi", ndërsa për Berishën përdori një krahasim mjaft thumbues, duke e përshkruar si “bufin me kapelen e Donald Trump”.

“Në vend të shokut tim me pantallona verore ngjyrë bezhë, ishte bufi me kapelën e Donald Trump, i kërrusur dhe i rrudhur si ai shtrigani me Latifin”, u shpreh Rama, duke iu referuar me përçmim përfaqësuesve të fushatës së PD-së.

“I vetmi që ka përfituar është vetë Latifi, që do largohet më i pasur se erdhi, në atë grumbull mbetjesh ku është i vetmi ‘rrot same’, siç thonë kosovarët”, shtoi ai.

Rama u shpreh i bindur për fitoren e socialistëve në zgjedhjet e së dielës, ndërsa parashikoi edhe reagimin e opozitës: “Bufi do falënderojë për fitoren, por të hënën do fillojnë ankesat për vjedhje votash ndërsa të martën do të fillojë revolucionin pa kthim”, tha Rama.

Kryeministri e mbylli fjalimin mes entuziazmit të simpatizantëve, duke deklaruar se “fushata ka mbaruar, tani është koha e sovranit – popullit”, duke ftuar qytetarët të votojnë PS-në për të vijuar “ngjitjen drejt Europës”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: