Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim në lidhje të drejtëpërdrejtë me ndjekësit në rrjetet sociale ku e nisi fjalën e tij me kontratën 6 milionë dollarëshe të lobimit të PD në SHBA.
Rama ngriti pyetjen përse duhej një shumë e tillë, nëse pretendohej se “non-grata” ishte një komplot i ngritur nga vetë kryeministri në bashkëpunim me George Soros? Ndërsa nuk i kurseu ironitë edhe për drejtuesin e fushatës së PD, Christopher Lacivitan të cilin e etiketon si “Latifi”.
“Po përse duheshin këto 6 mln dollarë për këtë damkë nëse kjo damkë ishte damka e një komploti të Sorosit me mua dhe për të shfrytëzuar vulën e SHBA-ve. Përse duheshin këto 6 milionë dollarë për të vënë në vend një padrejtësi kaq të madhe që u tha se do të vihej në vend sapo të rikthehej në pushtet Donald Trump?
Këto janë 6 milionë dollarë ku pjesë e zjarrit patriotik është edhe sjellja e Latifit në Tiranë për t’i vënë kapelen bufit në kokë që të duket si Trumpi, por në versionin më qesharak të mundshëm. Vetëm për këtë Latifi ka marrë pjesën e tij në atë kontratën 6 milionë dollarë. 6 milionë dollarë që kanë dalë nga barku i kënetës dhe që synojnë të realizojnë atë që tanimë thonin se ishte një gjë e realizuar”- u shpreh Rama. Versus.al








