POLITIKË /

“Latifit bravo i qoftë se gjen budallenj”, Rama ironizon Lacivitën: I thotë qullsi, hajde se më rrahin

Shkruar nga Versus

“Latifit bravo i qoftë se gjen budallenj”, Rama ironizon

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar drejtuesin e fushatës së PD, Christopher Lacivitan duke e cilësuar si “Latifi”. Ndërsa përmendi koston e lartë me të cilën PD duhet ta paguajë, Rama tha se i ngjason me “të fortin e pallatit” të cilin Berisha e thërret për ndihmë.

“Këneta thotë se anëtarësimi ynë në BE nuk është prioritet dhe se ai do ndodhë. Por prioritet sipas kënetës është kthimi i bufit për të tretën herë në krye të vendit pasi dyja herët e mëparshme nuk e rrënoi mjaftueshëm Shqipërinë. Për këtë prioritet bufi ka sjellë me kushedi sa para edhe një Latif nga Amerika i cili për të gjithë ne që jemi rritur në lagjen e Tironës të kujton atë të fortin që qullsi poshtë pallatit shkon e thërret dhe i thotë hajde Latif se ata do më rrahin”-tha Rama.

Ai iu përgjigj Lacivitas edhe për videon që kishte publikuar dje ku bufi hante një mi duke ironizuar edhe Lulzim Bashën.

"Latifi kishte publikuar dje një video me një buf që hante mi. Atij bravo i qoftë se gjen budallenj që të paguajën gjithë ato para për të duartrokitur edhe kur ia fut asaj që nuk thuhet në atë farë feje është vërtet të jesh lindur me këmishë. Për miun ka shumë kandidatë që nga Luli i shkretë që harroi se ishte mi dhe u soll si ari dhe deri tek ai i shkreti nga Kavaja, fituesi i Primareve të Kavajës që u mashtrua nga bufi i kënetës”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: