POLITIKË /

Lulzim Basha pret vetëm rekursin për emrin e PD-së në GJL: Kemi programin, strukturat. Nuk pranojmë padrejtësi

'Një takim me strukturat drejtuese të demokratëve euroatlantikë për të vazhduar pa asnjë ndalesë rrugën që kemi nisur, për tu dhënë shqiptarëve alternativën që ju mungon në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të mos jenë një tjetër tango e të vjetrës dhe të keqes që ka pushtuar vendin'

Shkruar nga B. S
Lulzim Basha pret vetëm rekursin për emrin e PD-së në GJL:
Lulzim Basha

“Uroj që struktura jonë, që është gati dhe ka filluar punën për fushatën e ardhme, t’u paraqitet shqiptarëve si alternativë me logon dhe vulën e PD”, u shpreh Lulzim Basha për mediat. Ai ka deklaruar se do të bëjnë rekurs në Gjykatë për emrin dhe logon e partisë, pasi janë e vetmja gjë që i mungon për t’iu shpalosur shqiptarëve si alternativë serioze për zgjedhjet e 2024-s.

Pjesë nga deklarata:

Basha: Një takim me strukturat drejtuese të demokratëve euroatlantikë për të vazhduar pa asnjë ndalesë rrugën që kemi nisur, për tu dhënë shqiptarëve alternativën që ju mungon në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të mos jenë një tjetër tango e të vjetrës dhe të keqes që ka pushtuar vendin, por shqiptarët të jenë mundësi të votojnë për programin që meritojnë. Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë se sa tangoja e vjetër që kërkon t’i mbajnë peng nga analet e vjetra të politikës së korrupsionit dhe të krizës ekonomike ku ka zhytur vendin.

 

Do të ketë një parti të re politike?

Basha: Partia politike ekziston, ne kemi strukturat, organizimin, kemi njerëzit, programin, ajo që diskutohet është emri. Duke çuar rekursin në Gjykatë të Lartë, ne nuk mund të pranojmë padrejtësinë. Uroj që struktura jonë, që është gati dhe ka filluar punën për fushatën e ardhme, t’u paraqitet shqiptarëve si alternativë me logon dhe vulën e PD.

Por nëse pazari dhe konspiracioni, jo thjesht kundër demokratëve, por kundër shqiptarëve do ta pamundësojë këtë demokratët euroatlantikë do të jenë në zgjedhje, programi dhe lista e kandidatëve tanë nuk do t’u mohohet shqiptarëve?

Edhe sa do të prisni?

Basha: Ne nuk do të presim asnjë sekond, gjithë këtë kohë do ta kalojmë duke shpalosur këtë alternativë pranë qytetarëve. Do të vazhdojmë punën tonë. Do hedhim poshtë çdo skenar që shqiptarët t’i mbyllë në ekuacionin e të vjetrës, kryeministri apo ish-kryeministri, kjo nuk është alternativa për shqiptarët. VERSUS

Poll