POLITIKË /

"Lulzim Brava, zhgënjimi më i madh i jetës time", Berisha: Mendova, a është normal ky njeri?!

Për Berishën, Basha është zhgënjimi më i madh jo vetëm politik, por i gjithë jetës së tij.

Shkruar nga Versus
"Lulzim Brava, zhgënjimi më i madh i jetës time",
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Opinion” ka folur lidhur me zhgënjimin më të madh që ka pasur në jetë, edhe atë personale jo vetëm në politikë.

Ai cilësoi ish-kreun e PD Lulzim Basha si zhgënjimin më të madh dhe njeriun më të pabesë që kishte njohur.

Pyetje: A ka shumë njerëz që ju kanë zhgënjyer në jetë, në politikë flas, jo në jetë?

Sali Berisha: Dy momente, në mision jo! Sepse unë e quaj mision. Një ministër që e emëron në detyrë e quaj mision politik, në tërësi them që kanë përmbushur detyrat e tyre, kanë pasur mbështetjen time, por kanë meritat e tyre. Nëse ka një njeri, të jem i sinqertë se nuk mund të mos e them. Zhgënjimi më i madh i jetës time është Lulzim Brava!

Pyetje: Zhgënjimi më i madh i jetës tuaj politike, apo jo vetëm?

Sali Berisha: Në tërësi! E bëri veten personazh! Ky njeri, hajde pabesia, nuk e ka vetëm ai. Bëri një pabesi, por pastaj kur u fut në ato procese me brava e blinde… Kur ika dhe fitoi një gjeneratë tjetër unë ndjeva një kënaqësi dhe mendova se bëra një detyrë që të tjerët nuk e kanë bërë, por ky me ca sjellje e qëndrime tejkaloi çdo njeri që unë njoh, që s’mund t’i bënte kurrë! Më i madhi, padiskutim! A ishte normal ai njeri?! Burri është burrë, si mund të fusësh në seli forca speciale?! Versus.al

Poll