Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas shpalljes së Ogerta Manastirliut si kandidate të PS për kreun e bashkisë së Tiranës. Duke e quajtur “korbën e korrupsionit”, Berisha tha se Manastirliu në fakt duhej dënuar me burgim të përjetshëm drejtimin e ministrisë së Drejtësisë gjatë kohës së pandemisë “Covid-19”.
Berisha tha se gjatë kohës së Covid, Manastirliu fshehu 22 mijë vdekje dhe 500 milionë euro, destinacioni i të cilave ende nuk dihet sipas tij.
“Një personazh, që nuk po ia them emrin, para 40 vitesh, u thoshte të tjerëve që unë dhe Enveri këtë nuk e dimë. Edhe ky i thoshte deleve që ndodh kjo e kjo, shprehte dhembshuri për Erion Veliajn. Njëherë në radhë të parë duhet ta përgëzoj degën e Tiranës dhe Belind Këlliçin që për 46 javë nuk iu ndanë atij hajduti, ndër më të poshtrit që ka Shqipëria dhe që e ka emrin Erion Veliaj.
Kurse, asnjë diskutim që Rama atë nuk e donte kurrë dhe të gjitha ato që i bëhen atij në burg, dhe që janë çnjerëzore, ua them unë këtu, ne jemi parti e të drejtave të njeriut, se thonë po e mbron, unë nuk e mbroj fare, unë mbroj atë që besoj dhe unë besoj tek të drejtat e njeriut. Pra, të gjithë ato dhunime dhe poshtërime që i bëhen, i bëhen nga Edi Rama dhe Ulsi Manja, sepse donte ky faqezi donte të zgjidhej edhe njëherë dhe e përdorte Altin Troplinin si karrem. Nuk bëhen kurrë ndaj të burgosurit ato.
Pra, ju e patë teatrin që bëhej aty, se jo fëmija, jo ky, jo ai. Dhe ky që i kishte bërë të gjitha vetë. Me urdhër. Dhe kë i çoi Tiranës? I çoi korbën e korrupsionit. I çoi njeriun që me qëndrimet që mbajti ndaj Covid-it, meriton në mënyrë absolute, minimumi dënim të përjetshëm. Janë 22 mijë vdekje që ajo i fshihte. Plus gjërat e tjera. Janë 500 milionë euro, të avulluara, të dhëna për Covid-in. Dhe ky e çon atë për qytetarët e Tiranës sikur ta ketë Tiranën kopshtin e PS”- tha Berisha.
Nga ana tjetër PD ende nuk ka një kandidaturë konkrete mbi postin e kreut të bashkisë së Tiranës. Versus.al







