Ashtu siç tashmë e ka bërë zakon, kryeministri Edi Rama ka vënë bast në një lokal në fshatin Kuç të Vlorës mbi numrin e deputetëve që pret që PS të fitojë më 11 maj.
Në një mbulesë tavoline, Rama ka bërë një përllogaritje të mandateve duke dhënë pritshmëritë e tij mbi çdo qark. Ai shkruan se është 100% i bindur se PS nuk merr më pak se 78 mandate dhe 50% i bindur se socialistët mund të marrin 88 mandate në këto zgjedhje.
Ai shprehet i bindur se do të marrë mandate plus në çdo qark, edhe në ato që njihen si bastione të djathta.
Basti i Ramës për deputetët shtesë
Sipas Ramës, qytetarët do ta mbështesin për një mandat të kartërt me fuqi maksimale duke i dhënë deri në 88 mandate. Versus.al








