
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur me çështjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili vijon të mbahet në paraburgim në Hagë.
Rama ka publikuar një foto së bashku me një deklaratë të ish-kryeministrit të Kosovës ku thuhej: Jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht.
Ndërkohë kryeministri Rama shkruan me nota kritike: Çka s'është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare.
Statusi i plotë i kryeministrit Rama:
'Shumë e vërtetë Komandant. Çka s'është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare' shkruan Rama në postim.







