POLITIKË /

Mbeti jashtë Kuvendit, Maliqi thirrje PD-së: Mjaft me festa dhe show! Fituan deputetë pa meritë

Maliqi shkruan se është koha për riorganizim sa i takon mosnjohjes së zgjedhjeve të cilat sipas tij janë manipuluar dhe grabitur.

Shkruar nga Versus
Mbeti jashtë Kuvendit, Maliqi thirrje PD-së: Mjaft me festa dhe show!
Lefter Maliqi dhe Sali Berisha

Lefter Maliqi, ish-kandidati i PD për deputet në listën e hapur të Beratit, ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me humbjen e thellë të opozitës. Duke shigjetuar ata të cilët po e festojnë një rezultat të tillë edhe pse PD ka pësuar humbje të thellë, Maliqi i cili mbetet jashtë Kuvendit, tha se nuk ka kohë për të bërë festrë, por duhet riorganizim në çdo degë.

Ai shprehet se mandatin e deputetit e fituan persona pa asnjë meritë, ndërsa thekson se demokratët dhe opozitarët kanë humbur. Maliqi bën thirrje për mosnjohjen e zgjedhjeve dhe për mobilizim.

‘’I bëj thirrje opozitës nuk ka kohë për festë nëpër qarqe por kohë për reflektim, ndjesë ndaj demokratëve dhe opozitarëve! Pavarësisht masakrës elektorale, krahas mbledhjes së provave të manipulimit duhet reflektim, analizë e thellë dhe të vendosim pikat mbi “i” në riorganizimin në çdo qelizë, në çdo seksion, grupseksion dhe degë të PD dhe Opozitës. E patë vet dje megaoperacionin, të drejtuar nga Italia, i patë bosët e drogës që i dhanë fitoren Rilindjes me paratë e drogës. Të falenderojmë mbështetësit dhe stop festave dhe shoë-t, pasi fituan Deputetët pa merit, por humbën demokratët dhe opozitarët e ndershëm, para të cilëve kemi detyrime shumë shumë të medha dhe duhet t’jua shpërblejmë çdo mund e sakrificë të tyre. Koha për analizë, organizim, reflektim, mobilizim për perballje dinjitoze deri ne fitoren e merituar.Keto zgjedhje nuk mund te njihen.Koha per motivim’’- shkruan Maliqi. Versus.al

Poll