POLITIKË /

“Mbi 10 mijë aplikime të refuzuara”, Celibashi: Shqiptarët e diasporës po ngarkojnë gabim kartën e ID

18 mijë emigrantë shqiptarë janë regjistruar deri më tani për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit. Ndërsa refuzimet e aplikimeve lidhen më së shumti me mënyrën e gabuar të ngarkimit të kartës së ID.

Shkruar nga Versus

“Mbi 10 mijë aplikime të refuzuara”, Celibashi:

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka mbajtur sot një konferencë për mediat për t’i informuar lidhur me procesin e regjistrimit të diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ai ka bërë me dije se do i përcjellë sot Kuvendit kërkesën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor sa i takon 3 pikave:

1- Pagesa 100% e kostos së zarfave

2. Rrishikimin e afateve të regjistrimit për të përfituar 10 ditë më shumë për të përgatitur fletën e votimit për diasporën

3. Për të numëruar votën e emigrantëve nga partitë sipas kërkesës së demokratëve.

Celibashi bëri me dije se në total 209 mijë votues nga jashtë kanë mbetur pa ID të vlefshëm dhe kërkoi që qeveria të zgjasë afatin e dokumenteve të skaduara.

“Mbi 10 mijë aplikime të refuzuara”, Celibashi:
Mënyra e duhur sesi duhet ngarkuar foto e ID të shqiptarëve që jetojnë në Itali

Ndërkohë që deri më tani, janë regjistruar mbi 18 mijë emigrantë shqiptarë për të votuar më 11 maj, nga ana tjetër janë refuzuar mbi 10 mijë kërkesa, prej të cilave pjesa më e madhe të bëra nga shqiptarët që jetojnë në Itali.

Kreu i KQZ informoi se shkak është bërë fakti se emigrantët kanë ngarkuar faqen e gabuar të kartës së ID pasi aty nuk tregohej adresa. Ndërkohë që dokumenti që ngarkojnë duhet të ketë adresën që deklarojnë me të. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: