Ka përfunduar procesi i numërimit në disa bashki të vendit, konkretisht në Himarë, Tepelenë dhe Rrogozhinë.
Në të treja bashkitë, PS ka fituar me diferencë të bindshme të votave. Konkretisht në Rrogozhinë, PS ka marrë 52.89% të votave ose 4864 vota në total.
PD arriti të merrte 3481 vota ose 37.85% të totalit. Parti e tretë në Rrogozhinë del PSD e Tom Doshit me 397 vota ose e kthyer në përqindje, 4.32%.
Në Himarë, PS fiton me 51.26% të votave, ndërsa PD ka marrë 2370 vota ose 38.01%. Forcë e tretë del Nisma Shqipëria Bëhet me 358 vota ose 5.74%.
Edhe në Tepelenë, PS ka arritur të fitojë bindshëm me 3214 ose 68.15% të votave. PD ka dalë e dyta 1003 vota ose 21.27%. Nisma Shqipëria Bëhet renditet e treta me 149 vota ose 3.16% të totalit. Versus.al







