POLITIKË /

'Më çoni në Reç që 'të punoj’, Sali Berisha: Ulsi Manja urdhëroi transferimin e Safet Bajrit në burgun e Shkodrës!

Sipas kreut të PD-së, Safet Bajri i tha Manjës që “unë nuk i kam duart e lidhura tek 313 se këtu regjistrohet e bëhet çdo gjë, më çoni në Reç që të punoj”.

Shkruar nga Versus
'Më çoni në Reç që 'të punoj’,
Sali Berisha/ Ulsi Manja/ Safet Bajri

Kreu i PD-së gjatë një konference për gazetarët  ka treguar prapaskenat, sipas tij, të transferimit të Safet Bajrit nga 313-ta tek burgu i Reçit në Shkodër.

Berisha deklaroi se Safet Bajri u tranferua në Reç me urdhër të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, pas kërkesës së personazhit të krimit në mënyrë që të mund ta kishte më të lehtë për t’i bërë presion votuesve për vota.

Sipas kreut të PD-së, Safet Bajri i tha Manjës që “unë nuk i kam duart e lidhura tek 313 se këtu regjistrohet e bëhet çdo gjë, më çoni në Reç që të punoj”.

Berisha deklaroi se personazhi i krimit ka 2-3 telefonë në burg që i përdor për të kërcënuar biznesmenët.

“Po Bajri, e transferoi Ulsi në Reç, se kërkoi Safet ‘unë nuk i kam duart e lidhura tek 313 se këtu regjistrohet e bëhet çdo gjë, më çoni në Reç që të punoj’. Dhe nga Reçi ai ne dy 3 telefona që ka marrë, çan telefonat kërcënon biznesmenët e kështu me radhë”, tha Berisha.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: