POLITIKË /

"Me kallash në dorë më keni", Meta lidhur me thirrjen e bërë në Roskovec për të marrë armët: Ka rënë shteti!

Ilir Meta teksa foli për deklaratën për të rrëmbyer armët, tha se në zonën ku ndodhej, banorët ishin përjashtuar nga procesi i konsultimit për ndërtimin e HEC-it.

Shkruar nga B.V

"Me kallash në dorë më keni", Meta lidhur me thirrjen e

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat ku akuzoi qeverinë se e ka kthyer Tiranën në “lavatriçe gjigande të pastrimit të parave”. Sipas tij, çiftet e reja e kanë të pamundur të blejnë shtëpi në kryeqytet si pasojë e rritjes së çmimeve nga fluksi i ndërtimeve pa kriter.

Ai mes të tjerash foli edhe për deklaratën e bërë në Roskovec, ku bëri edhe thirrje që banorët të përgatiteshin për të kapur armët për të kundërshtuar Hec-in e planifikuar në atë zonë.

“Ka rënë shteti. Banorët e Roskovecit të përjashtuar prej kohësh nga procesi i konsultimit. Janë prej kohësh nën presion intimidues nga forcat e narkoshtetit. Kryebashkiakja e Roskovecit e dimë të gjithë sesi i kërcënon qytetarët e Roskovecit për të ndërtuar një tec që do eksportojë energji në Greqi. Pse kjo kompani nuk investon në Greqi por aty në një tokë tepër pjellore?”- u shpreh Meta.

Sa i takon strukturës që SPAK do të ngrejë për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kreu i PL u shpreh skeptik duke thënë se kishte bërë denoncime gjatë vitit 2021 për shkelje në procesin zgjedhor, por asnjë veprim nuk u mor.

“Nuk I besoj unë asnjë strukture të tillë sepse kanë qenë aty para zgjedhjeve të 2021 dhe asgjë nuk ka ndodhur. Unë si president asokohe kam bërë shumë denoncime që i kam çuar në SPAK dhe nuk është bërë asnjë lëvizje”- shtoi Meta i cili ka ashpërsuar sërish tonet ndaj Altin Dumanit pasi u paraqit sërish në SPAK. Versus.al

Tags:

ilir meta

Poll