POLITIKË /

“Më këmbë në tokë, 300 mijë vota në kuti”, Lapaj: Rama del në opozitë, formojmë qeveri tranzitore

Shkruar nga Versus
“Më këmbë në tokë, 300 mijë vota në
Edi Rama, Adriatik Lapaj

Drejtuesi i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka dhënë parashikimet e tij mbi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. I ftuar në “Opinion” së bashku me ekipin e koalicionit, ai u shpreh se pret që nga zgjedhjet e 11 majit, ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ të marrë rreth 300 mijë vota.

Ai tha se qëllimi është krijimi i një qeverie tranzitore ku asnjë parti të mos ketë monopolin e dhunës dhe presionit ndaj administratës publike dhe më pas dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme.

“Unë mund të kem shumë gabime në jetë, nuk jam perfekt. Por një gjë është e sigurt, i them gjërat publikisht se jam i bindur. Jo për arrogancë, destabilitet, po për 3 arsye. Në këtë vend jemi koshientë që presionohet administrata. E dyta, jemi dëshmitarë që ekziston fenomeni i shit-blerjes së votës dhe ndërlidhja e të fortëve me politikën. Dale, javën e fundit do i shihni! SPAK ka bërë punë të mirë, por fenomeni ekziston. Nëse ekzistojnë këto 3 fenomene, do të thotë që zgjedhjet janë të bëra pis. Prandaj ne duam votëbesimin dhe do krijojmë një qeveri tranzitore, asnjë parti s’do ketë monopolin e dhunimit të administratës. Krimi e të fortët mos të kenë më mbështetje politike.”- u shpreh kreu i koalicionit. 

Ai tha se nëse do të varet nga koalicioni që ai drejton, kryeministri Edi Rama do të jetë në opozitë pas zgjedhjeve të 11 majit.

“Votat nuk janë thasë me çimento. Unë mendoj që elektorati shqiptar është vënë përballë tifozerisë sepse nuk është trajtuar alternativa si mundësi. Nuk jemi duke i marrë asnjë votë askujt! Nëse do jetë në dorën tonë, Rama do shkojë në opozitë. I sigurt si vetë jeta dhe vdekja! Nëse do varet nga ne, do bjerë nga pushteti”, tha Lapaj. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: