POLITIKË /

Me muaj të përjashtuar nga seancat, deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend 1 orë më herët! Garda u ndalon hyrjen

Deputetët e përjashtuar të PD tentuan të hyjnë nga rrugë dytësore, por i gjetën të mbyllura me zinxhirë.

Shkruar nga Versus
Me muaj të përjashtuar nga seancat, deputetët e PD
Garda e Republikës nuk lejon deputetët e PD të hyjnë në Kuvend

Pavarësisht se sekretariati i Etikës mori dje vendimin për përjashtimin me nga 60 ditë për Gazment Bardhin, Bledion Nallbatin, Flamur Nokën dhe nga 20 ditë për 20 deputetë të tjerë, ligjvënësit demokratë janë shfaqur sërish në Kuvend madje duke mbërritur 70 minuta më herët sesa orari i përcaktuar për nisjen e seancës.

Këtë herë, Garda u ka paraprirë që në hyrje, duke u rreshtuar para derës së Kuvendit. Ndërsa në krye të deputetëve qëndrojnë Noka e Bardhi të cilët u bëjnë thirrje Gardës që të lirojë rrugën për ta.

Disa prej deputetëve tentuan të hynin nga një tjetër derë alternative, por e gjetën të mbyllur me zinxhirë. Ata kanë deklaruar se nuk do të lejojnë vijimin normal të seancës plenare ashtu si herën e kaluar. 

Lajmi në përditësim...

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: