POLITIKË /

“Më thonë se kam gjysmën e qeverisë në burg”, Rama: Reforma në Drejtësi është arritje historike dhe e sollëm ne!

Mes mesazheve për integrimin europian dhe angazhimeve për zhvillimin e zonës, Rama u ndal edhe te kritikat që i drejtohen qeverisë për arrestimet e zyrtarëve të lartë dhe akuzat për reformën në drejtësi.

Shkruar nga Versus

“Më thonë se kam gjysmën e qeverisë në

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me deklaratat e tij të forta gjatë një takimi me qytetarët në Skrapar, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Në këtë eveniment, Rama theksoi rëndësinë e integrimit europian dhe angazhimet për zhvillimin e zonës, duke u fokusuar në potencialet që ofron Skrapari.

Ai gjithashtu reagoi ndaj kritikave që qeveria ka marrë në lidhje me arrestimet e zyrtarëve të lartë dhe akuzat mbi reformën në drejtësi, duke mbrojtur punën e tij dhe të ekipi qeveritar për të forcuar ligjin dhe transparencën.

Kryeministri theksoi se këto janë hapa të domosdoshëm për të siguruar stabilitet dhe zhvillim në vend, pavarësisht sfidave që hasen.

“Thonë për ne: ‘Çfarë do ky, e ka gjysmën e qeverisë në burg’. Po këta mendojnë se me këtë propagandë populli do harrojë kush e donte dhe kush jo reformën në drejtësi, kush e bëri dhe kush është këtu për ta përmbysur,” u shpreh Rama.

Ai theksoi se reforma në drejtësi është një arritje historike dhe solli për herë të parë përballë drejtësisë njerëz me pushtet, gjë që nuk kishte ndodhur më parë në Shqipëri.

“Shqipëria ka pasur Mbret, ka pasur diktator, ka pasur edhe një palo president, bufin e kënetës, që futi në burg Fatos Nanon – të burgosurin e fundit politik të Shqipërisë – por asnjëherë nuk është parë një njeri me pushtet të shkojë para një gjykatësi të pavarur,” deklaroi kryeministri.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: