POLITIKË /

Meta hedh votën në 'Burgu 313', Partia e Lirisë kërkon transmetim të drejtpërdrejtë nga mediat

PL i njofton mediat ta transmetojnë drejtpërdrejt këtë moment në orën 10:00, çka do të thotë se kamerat e gazetarëve do të kenë akses për të filmuar brenda burgjeve.

Shkruar nga Versus

Meta hedh votën në 'Burgu 313', Partia e Lirisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do të jetë një prej politikanëve shqiptarë që do të votojnë nesër në ambientet e burgjeve ku ata vuajnë dënimet ose paraburgimet.

Sipas njoftimit nga Partia e Lirisë, Meta, që është pjesë e koalicionit për Shqipërinë Madhështore, do të hedhë votën e tij nesër në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) “Jordan Misja”, i njohur gjithashtu si “Burgu 313”.

PL i njofton mediat ta transmetojnë drejtpërdrejt këtë moment në orën 10:00, çka do të thotë se kamerat e gazetarëve do të kenë akses për të filmuar brenda burgjeve.

 

Poll