
Sali Berisha u pyet nga gazetarët në konferencën për shtyp edhe për Ilir Metën, i cili kandidonte për zgjedhjet e 11 majit në listë të hapur në qarkun e Tiranës.
Kreu i PD u shpreh se ndaj Metës është bërë një lufta më e egër që i është bërë ndonjëherë armiku kryesor i votës së lirë, Edi Rama.
“Atij i bëhet lufta më e egër, që i është bërë njeriu ndonjëherë nga armiku kryesor i votës së lirë, Edi Rama. Mbaje në burg që të fitojë. Kjo dëshmon terrorin politik, efektin e terrorit politik ndaj tij”, tha Berisha.
Deri më tani kreu i Partisë së Lirisë i cili ndodhet në burg pasi akuzohet nga SPAK për tre vepra penale, “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive' numëron 1800 vota. /Versus.al







