POLITIKË /

“Metën e rrëmbyen persona me kapuç të zinj të paidentifikuar’, Blushi kërcënon SPAK dhe policët: E kanë personale me ne

"Akt terrorist", kështu e ka cilësuar Tedi Blushi mënyrën sesi është arrestuar Ilir Meta pasditen e sotme në hyrje të Tiranës.

Shkruar nga Versus

“Metën e rrëmbyen persona me kapuç të zinj të

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar ashpër për arrestimin e kreut të PL-së, Ilir Meta në hyrje të Tiranës. Ai ka thënë se arrestimi i Metës është “akt terrorist’ për nga mënyra sesi është bërë shoqërimi i tij me forcë.

Ai tha se personat që kanë shkuar ta arrestojnë Metën nuk i janë identifikuar dhe e kanë nxjerrë me forcë nga automjeti.

"Sot kanë marrë peng ish-kryeministrin, ish-presidentin. E kanë personale me ne. Mënyra dhe akti kriminal i një kupole terroriste do të marrë përgjigjie shembullore. Janë disa arsye të ndalimit të Metës, çështja e detit me Greqinë, mbrojtja e sovranitetit të Shqipërisë dhe luftës ndaj bandës së Ramës dhe Sorosit. Këta kriminelë do marrin përgjigjen e merituar.

Ai ndalim sot me njerëz me kapuça të zinj që ndalojnë në mes të ditës ish-presidentin e republikës pa u identifikuar kanë tentuar ta nxjerrin me forcë nga makina"- shprehet Blushi. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: