POLITIKË /

“Mezi pres gjykimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë”, Rama thirrje diasporës të regjistrohet në zgjedhjet e 11 majit

Kur kanë mbetur edhe 22 ditë nga afati i fundit për regjistrimin si votues në zgjedhjet e 11 majit, Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve të diasporës për pjesëmarrje në proces.

Shkruar nga Versus

“Mezi pres gjykimin e shqiptarëve që jetojnë

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetin social “facebook”, u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Rama tha se mezi pret të shohë gjykimin që kanë shqiptarët e diasporës ndaj qeverisjes së PS, ndërsa tha se e kërkon mandatin e katërt për të ecur përpara me anëtarësimin e vendit në BE.

"Por kush do të bëhet pjesë e kësaj historie të re për demokracinë tonë, duhet të regjistrohet deri më 4 mars sepse votimi bëhet me postë. Deri tani numri i të regjistruarve është premtues, por mund dhe duhet të jetë edhe më i madh akoma.

Unë mezi pres të shoh se cili do të jetë gjykimi i shqiptarëve të Europës dhe botës për Shqipërinë e çliruar nga hija e zezë e paragjykimeve të djeshme, për Shqipërinë që në mandatin e 4 do ketë hapin përfundimtar të anëtarësimit në BE. Regjistrohuni, mos e lini për ditën e fundit kur edhe mund të ngarkohet faqja e KQZ"- tha kreu i qeverisë. 

Deri më tani mbi 147 mijë shqiptarë të diasporës kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, prej të cilëve më shumë se 112 mijë personave u është pranuar aplikimi. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: