Mijëra emigrantë shqiptarë, nuk arritën të regjistroheshin për të votuar me postë në zgjedhjet parlamentare që mbahen më 11 maj. Shkak sipas KQZ, është bërë mungesa e dokumentacioneve të ndryshme që duhet të ngarkonin.
Tashmë, gjykata e Tiranës ka miratuar një format të formularit për të drejtën e ankimit të votuesve nga jashtë Shqipërisë të cilëve nuk u janë miratuar aplikimet për të qenë votues në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas detyrimeve të Kodit Zgjedhor, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ngritur me një vendim të 6 marsit një platformë elektronike për të gjithë zgjedhësit nga diaspora, që nuk gjejnë emrin në listat e votimit. Kërkesat e zgjedhësve për të votuar do të dërgohen në adresën [email protected] e më pas brenda 48 orësh Gjykata e Tiranës duhet t'i marrë në shqyrtim. Zarfet me fletat e votimit për emigrantët do jenë gati më 17 prill. Kostoja e këtij shërbimi postar, do jetë 9.2 milionë. Versus.al








