
Ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi reagoi lidhur me rritjen e çmimit të naftës pasi vetëm një ditë pas takimit të Ramës me kompanitë hidrokarbure, çmimi shkoi në 214 lekë për litër.
Karakaçi tha se po monitorohet tregu dhe se në rast të nevojës do të ngrihet Bordi i Transparencës për të mos lejuar që çmimi i naftës të rritet në ekstrem.
“Kemi ndjekur model tjetër, taksa e qarkullimit është në të gjithë vendete e BE, disa e vende e marrin në pikat e karburantit disa në pagesat e taksave të mjeteve. Ne kemi gjykuara dhe vlerësuar se marrja e taksës së qarkullimit me pikën e karburantit, është mjeti më i mirë se paguajnë më shumë taksë ata që përdorin më shumë makinën. Jemi duke ndjekur në mënyrë dinamike tregun e karburanteve, çfarë po ndodh edhe në rajon, ka modele të ndryshme, s’kemi vendimmarrje për Bordin. Ky bord, është aty dhe mund të krijohet me një vendim të Këshillit të Ministrave.
Po e shohim dinamikën. Shihet a ka mungesë të produktit në treg, të gjitha informacionit që kemi, ngushtica e Hormuzit nuk përbën problem furnizimi për grupet e furnizuesve shqiptarë. Mbi 90% e furnizimit vjen nga rrugë të tjera detare. Mekanizmi është aty, mund të ngrihet me një vendim të Këshillit të Ministrave. Kemi vlerësuar se me mesazhet përmes grupit të interesit, ta kuptojnë vetë rëndësinë. Është aty, mund të ngrihet shumë shpejt, por ende nuk është vendosur”, tha Karakaçi. Versus.al


