POLITIKË /

Molotovët drejt vilës së ish-diktatorit, Berisha: Fyerje që është shpallur qendër kulturore! S'e dija se kishte të huaj brenda

Shkruar nga Versus

Molotovët drejt vilës së ish-diktatorit, Berisha: Fyerje që

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar nga GJKKO për aferën “Partizani”. Në dalje ai foli për gazetarët ku u përgjigj edhe lidhur me veprimet e protestuesve gjatë protestës së 28 shkurtit, ku u hodhën fishekzjarre e molotovë drejt vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha.

Berisha tha se nuk ka patur dijeni se brenda kishte patur shtetas të huaj dhe as për faktin se ish-vila e diktatorit ishte bërë qendër kulturore.

“Ndjej keqardhje për ata të huaj që kanë qenë aty dhe i siguroj që s’kanë qenë objekt. Skam ditur që kanë qenë aty. Për ata ndjej keqardhje, s’duhet të ndodhte kurrsesi. Unë e mora vesh pasi pyeta dhe më thanë që është bërë qendër kulturore. Qendër kulturore vila e Enver Hoxhës është fyerje e madhe për mbi 7 mijë të ekzekutuar. Mund të ishte të muzeu i torturave”, tha Berisha. Versus.al

Poll