POLITIKË /

“Mos bullizo kundërshtarët, fol për program”, Rama i përgjigjet komentuesit: Nuk u kam hyrë kurrë te familja

Shkruar nga Versus

“Mos bullizo kundërshtarët, fol për program”, Rama i

Teksa iu përgjigj një komentuesi që i kërkonte që të fliste për programin e PS dhe jo të bullizonte kundërshtarët politikë, kryeministri Edi Rama tha se ka thënë atë që ka parë duke e përmbledhur gjithmonë në kohë fushate.

Sipas Ramës, PS ka program që do të prezantohet në ditët në vijim, ndërsa tha se të gjitha arritjet e deritanishme nuk janë bërë thjesht duke folur e duke mos vepruar.

“Mos bullizo kundërshtarët, por shih e fol për program”- shkroi komentuesi.

“Çfarë do me thënë kjo? Se ka ca që më thonë çfarë kryeministri je ti, nxjerr ato bufat, ose si flet kështu. Po çfarë të them? Unë nuk i them kundërshtarit as kriminel, as hajdut, as vrasës, as bandit, as kapobandë. Këto janë përtej bullizimit, skandale etike e turpe me kanun me ligj dhe me zakon. Unë nuk hyj te familja e kundërshtarit, më ke dëgjuar ta bëj ndonjëherë? Atë që shoh e ndaj me ju, shoh një buf kënete. Kjo është për të përmbledhur esencën e asaj që shohim. Jo po se ti thua timoni e tepsia sa heë nis fushata. Pastaj program? Posi, kemi program që do ta ndajmë me ju, ndërkohë që negociatat me BE vazhdojnë. Prodhimi i brendshëm, nuk u rrit me muhabet e pa punë. Nuk u rritën të ardhurat për frymë tre herë më shumë me dajre e me tepsi e timon. U rritën me punë e me qeverisje. Bufi, buf është, çfarë bullizimi”- iu përgjigj Rama. Versus.al

Poll