POLITIKË /

"Dërgoi persona të armatosur në lokalin e kandidates së PS”/ Reagon Gjin Gjoni: Po cënohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme

Kandidati i listës së hapur të Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni, ka mohuar çdo përfshirje në një incident të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dajçit, pas akuzave të ngritura nga kryesocialisti dhe kandidati për deputet, Ermal Pacaj.

Shkruar nga Versus

"Dërgoi persona të armatosur në lokalin e kandidates së

Kandidati i listës së hapur të Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni, ka mohuar çdo përfshirje në një incident të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dajçit, pas akuzave të ngritura nga kryesocialisti dhe kandidati për deputet, Ermal Pacaj.

Sipas Gjonit, pretendimet për përfshirje në një situatë që përfshin armë janë “tërësisht të pavërteta”. Ai ka sqaruar se ngjarja është zhvilluar jashtë automjetit të tij dhe se nuk ka pasur armë në posedim në asnjë moment. “Makina ime është ndjekur nga fshati Mabë deri në Dajç. Të gjitha automjetet dhe personat e përfshirë janë të identifikueshëm”, tha Gjoni.

Ai e lidh këtë incident me përpjekjet për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor, duke theksuar se në terren janë angazhuar vullnetarë për të monitoruar situatën, pas informacioneve të përsëritura për tentativa të blerjes së votave. “Nuk po bëjmë fushatë me akuza, por po mbledhim prova”, deklaroi kandidati demokrat.

Gjoni, ish-pjesë e sistemit të drejtësisë, i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me shpejtësi. “Prokuroria dhe SPAK duhet të ndërhyjnë pa vonesë për të hetuar çdo akt që cenon zgjedhjet e lira dhe të ndershme,” u shpreh ai. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: