Ditën e hënë, Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të mbajë protestën e radhës të mosbindjes civile.
Kjo lëvizje është paralajmërur që dy javë më parë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Protesta e datës 23 dhejtor është planifikuar të nis në orën 17:00.
Burimet bëjnë me dije se do të bllokohen disa rrugë kryesore, ashtu si dhe herën e parë
Kështu do të bllokohet rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek ‘Zogu i Zi’, tek sheshi ‘Willson’, tek ‘Pallati me Shigjeta’, si dhe kryqëzimi tek ‘Rruga e Elbasanit’, pranë xhamisë së ‘Namazgjasë’.








