Në komisionin hetimor ka nisur pyetja e ish-ministrit Ilir Beqaj si dëshmitar për koncesionin e ‘Sterilizimit’. Në nisje, Beqaj ka pasur dy kërkesa për komisionin. Fillimisht kërkoi informacion nëse ka kufizim të atyre që mund të deklarojë në komision, me arsyetimin se mbase mund të binte ndesh me gjyqin ndaj tij. Kryetarja e komisionit Albana Vokshi tha se hetimi parlamentar nuk i mbivendoset atij penal.
“Dua të parashtroj dy kërkesa, në bazë të ligjit të komisioneve hetimore në statusin juridic që unë kam ligji përcakton se gjykata mund të japë një kornizë të asaj çfarë duhet të them. Dua të di nëse gjykata ka ndonjë kornizë që të mos përdoret më pas kundër meje gjatë procesit gjyqësor”- u shpreh Beqaj.
“Hetimi parlamentar nuk ka asnjë mbivendosje me një hetim penal që po bëhet ndaj një dëshmitari. Ju sigurojmë që kemi ndërmarrë të gjithë hapat e duhura me konsensusin e plotë të gjithë deputetëve të këtij komisioni”- u përgjigj deputetja e PD.
Ndërsa kërkesa e dytë e Beqajt ka qenë paraqitja e pretendimeve të tij me video dhe zëra të cilat i ka grumbulluar për të paraqitur pretendimet e tij. Një gjë e tillë u rrëzua nga ana e Vokshit e cila tha se nuk bëhet fjalë për konferencë dhe se Beqaj duhet vetëm të dëshmojë.
Beqaj: Nga ajo që kam parë dje, nga deputetët iniciues shpesh është thënë për të dëshmuar publikun. Dua që të kem mundësi të ilustroj me video, zë dhe figurë ato që kam për të deklaruar.
Vokshi: Lexova të gjitha të drejtat e atyre që ju jep ligji. Kodi i procedurës penale, ka pasur të drejtën për një deklaratë të kontestualizuar, nuk thotë as prezantim me poëer point e asgjë të tillë. Jeni këtu për t’ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Versus.al







