Procesi i votimit në të gjithë vendin zyrtarisht raportohet të ketë nisur në orën 07:00. Por pavarësisht këtij orari standart, në disa prej qendrave të votimit në qarqe të ndryshme të vendit, ka patur vonesa.
Një prej këtyre rasteve, është në një qendër votimi në qarkun e Lezhës ku një pajisje teknologjike e operatorit që nuk funksionoi siç duhet, ka bërë që të krijohen radhë të qytetarëve për të votuar.
Gjithashtu në Fier, në një qendër votimi nuk ka nisur ende për shkak të mungesës së kolaudimit të pajisjes së identifikimit. Në lidhje me këtë problematikë është njoftuar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në Astir të Tiranës, kontejnerët e kthyer në qendra votimi nuk kanë nisur ende procesin.
Në Berat, në qendrën e votimit të caktuar në shkollën “Shyqyri Lakra” nuk ka drita dhe për pasojë procesi i votimit nuk nisi në orën 07:00. Në të gjitha këto qendra votimi ku ka patur probleme, qytetarët janë paraqitur dhe janë detyruar të presin në radhë. Versus.al







