POLITIKË /

“Na ka goditur fort syri i keq”, Rama zbulon kur mund të hapet tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit

Pavarësisht se fundi i 2024-ës pritej të ishte afati i fundit për hapjen e tunelit të Murrizit, Rama sot dha pranverën si afatin e ardhshëm të mbylljes së punimeve.

Shkruar nga Versus

“Na ka goditur fort syri i keq”, Rama zbulon kur mund të hapet

Teksa foli për projektet infrastrukturore në zona të ndryshme të vendit, kryeministri Edi Rama foli edhe për Rrugën e Arbrit.

Ai tha se ekipet e punës ishin përballur me një surprizë gjeologjike në tunelin e Murrizit, por shtoi se nuk është dhënë asnjë qindarkë shtesë nga buxheti i shtetit dhe se rruga mund të hapet në pranverë.

“Po marr një pikë kyçe ku na ka goditur fort syri i keq, Tunelin e Murrizit. Po bëhet një punë kolosale për të përballuar një gjeologji që solli një surprizë të hidhur. E gjithë kjo punë po bëhet pa asnjë qindarkë shtesë nga buxheti i shtetit. Përse? Për shkak të PPP. Kur janë siç duhet, barra ndahet dhe atë surprizë gjeologjie e përballon kompania dhe jo buxheti. Puna po ecën, shpresojmë shumë që në pranverë të hapet, por sdua të flas më për atë tunel se na kanë parë vërtet sytë vështirësi të mëdha”- tha Rama. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: