POLITIKË /

Nard Ndoka ia thotë në sy Berishës: Na bëni tabelë qitje sa herë humbni zgjedhjet

Ndoka theksoi se aleatët merrnin shumë më pak nga sa meritonin, por nga ana tjetër pesha e përgjegjësisë së humbjes vihet gjithmonë tek ta.

Shkruar nga Versus
Nard Ndoka ia thotë në sy Berishës: Na bëni tabelë
Nard Ndoka dhe Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha organizoi sot një tryezë diskutimi me aleatët opozitarë për t’u kërkuar bashkëpunim sa i takon reformës zgjedhore dhe asaj territoriale. Mirëpo, aleatët nuk i kursyen kritikat për mënyrën sesi është formësuar kodi zgjedhor pasi sipas tyre është tentuar shuarja e partive të vogla.

Një prej kritikëve ndaj Berishës ishte edhe kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka i cili tha se ndryshimi i kodit zgjedhor në 2018-ën e bëri edhe më të vështirë fitoren e tyre përballë Ramës. Ndërsa tha se sa herë që PD del e humbur në zgjedhje, përpiqet që fajin ta vendosë tek aleatët duke i paraqitur si një “kosto politike” në lista për deputetë.

“Krijohet një frymë tek militantët, sikur aleatët janë një peshë, një kosto. Na bëni neve tabelë qitje, aleatët janë vota për ju, dhe marrim shumë më pak se na takon në bazë të peshës elektorale. Që në vitin 2008 kur ka ndryshuar kodi ne nuk testohemi se futemi në koalicion, numërohen vota që mbesin të shkruara në letër dhe jo ato mijëra në Tiranë që i merrni përmes koalicionit. Kjo është hile e qëllimshme, e dëgjoj në takimet e foltores që shigjetohen aleatët sikur jemi e keqja. LSI para disa viteve ka pasur 100 mijë vota, goditjet që erdhën, kishte edhe Ramën përballë dhe Bashën, por edhe partia demokristian, ne kemi pasur 58 mijë vota, që thonë 6 mandate, por duke qenë pjesë e këtyre koalicioneve kemi firuar", tha Ndoka. Versus.al

Poll