
Nard Ndoka, Kryetar i Partise Demokristiane ka folur në Euronews Albania lidhur me raportin “e krisur” të Partisë demokratike dhe asaj Demokristiane. Ai është shprehur se për shkak të xhelozisë dhe intrigave të bëra nga Flamur Noka dhe Jozefina Topalli, partia e tij nuk mund të bashkëpunojë më me Berishën.
“I vetmi njeri që mobilizonte opozitën, ishte Sali Berisha dhe arriti ta bëjë një gjë të tillë, por PD nuk mund te jetë më një aleatë e Partisë Demokristiane, nuk ndjehemi të vlerësuar nga ajo forcë politike në aspektin e peshës politike, të kontributit, të historisë tonë. Nuk janë vendimet e mia personale, ato do merren në vazhdimësi.
E shof si një parti të ngurtësuar, sidomos në raport me Partinë Demokristiane. I kemi qëndruar sa herë që ata kanë pasur nevojë, na kanë goditur pas shpine.
E njof mirë PD-në me detaje. Kam pasur dhe shumë xhelozë kundrejt meje, me intriga siç është Flamur Noka, Jozefina Topalli, xhelozi politike që Partia Demokristiane të mos rritet.
Ndër të tjera ai u shpreh se Berishës i bëjnë presione dhe skema dhe se me anë të këtyre veprimeve kanë sulmuar Partinë Demokristiane në mënyra të turpshme.
Berisha është ndikuar me presion dhe skema të gatshme, por të gjitha këto me firmën e tij. Ata kanë sulmuar partinë tonë në mënyrë të turpshme”, u shpreh Nard Ndoka. Versus.al







