POLITIKË /

Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë dhe rrëzimi i Maduros, Berisha: Inkurajim për PD, të largojmë Ramën nga pushteti

Berisha akuzoi Ramën dhe tha se ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është lajm i mirë edhe për shqiptarët.

Shkruar nga Versus

Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë dhe rrëzimi i Maduros,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot bashkëbisedimin e tij të parë virtual për këtë vit me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ai foli për ngjarjet kryesore të ditës së sotme që lidhen me zhvillimet në Venezuelë ku SHBA zhvilloi disa sulme dhe njoftoi se presidenti Nicolas Maduro ishte kapur nga forcat “Delta” dhe ishte transportuar jashtë vendit së bashku me gruan e tij.

Berisha tha se ky është lajm i mirë për njerëzit e lirë në botë, ndërsa tha se kjo gjë e frymëzon opozitën shqiptare me shpresën e largimit sa më të shpejtë të kryeministrit Edi Rama.

“Forcat ushtarake amerikane dhe qeveria e SHBA morën vendimin e tyre për rrëzimin, arrestimin e diktatorit të shëmtuar të Venezuelës, Maduros, dhe evakuimin e tij jashtë vendit për t’i bërë gjyqin e merituar. Largimi i Maduros nga pushteti, këtij diktatori të lidhur me drogën dhe manipulimin e zgjedhjeve, është një lajm i mirë për të gjithë njerëzit e lirë kudo në botë, veçanti për popullin e Venezuelës që vuajti kaq vite nën regjimin e tij. Por është një lajm shumë i mirë edhe për shqiptarët, të cilët përjetojnë regjimin e klonit të tij në Shqipëri, të cilat mediat amerikane dhe jo vetëm ato, e kanë quajtur Ramaduro.

Këto zhvillime në Venezuelë janë një inkurajim shumë i madh për opozitën shqiptare për të bërë detyrën e vet, largimin sa më shpejt nga pushteti të një personi, të një diktatori që qëndron mbi votën e grabitur, mbi lidhjet e tij me krimin dhe drogën dhe vjedhjet e shqiptarëve”, tha Berisha. Versus.al

Poll