
Kandidati për deputet i koalicionit PD-ASHM, Aulon Kalaja, është paraqitur këtë të hënë paradite në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Mësohet se ka dorëzuar një kallëzim ndaj vendimit të marrë nga qeveria dy ditë para zgjedhjeve për faljen e gjobave.
Para gazetarëve ai u shpreh se një gjë e tillë e ndërmarrë 2 ditë para zgjedhjeve, ka ndikuar në rezultat. Ndërsa pretendoi se për kompensimin e gjobave të falura, policia po gjobit masivisht qytetarët pas zgjedhjeve.
“Unë jam pro faljes së gjobave për qytetarët shqiptarë. Por nuk mund t’i bësh dot 2 ditë para zgjedhjeve. Makineria shtetërore dhe PS kanë qenë 1. Mendoj se është në nderin e këtij institucioni këtu pas shpinës time për të çuar para drejtësisë ata që kanë bërë këtë krim zgjedhor.
Nëse do e kishin seriozisht do e bënin që në dhjetor, jo 2 ditë para zgjedhjeve. Dhe kjo gjë ka ndikuar drejtëpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve. Gjithë këto gjoba që po vendos këto ditë qeveria po bëhet për të kompensuar gjobat e falura”- tha Kalaja duke theksuar se ka besim tek SPAK.
Kalaja, i cili nuk arriti të sigurojë një mandat në Qarkun e Durrësit, kishte paralajmëruar më herët se nëse KQZ refuzonte kërkesën e tij për hapjen e kutive të votimit, ai do të depozitonte një kallëzim penal në SPAK. Ai kërkon që Prokuroria e Posaçme të marrë në dorë hetimin dhe të sekuestrojë kutitë e votimit, të cilat, sipas tij, mund të përmbajnë prova të manipulimit të procesit. Versus.al
View this post on Instagram







